Aksident në aksin Lezhë-Tiranë, përplasen dy makina

Dita

Një aksident ka ndodhur mesditën e së mërkurës në aksin Lezhë-Tiranë.

Dy automjete, njëri tip “Mercedes” me targa AA786IT dhe tjetri tip “Ford” me targa AA957BM janë përplasur në vendin e njohur si kryqëzimi i Shën Kollit.

Nga përplasja e mjeteve fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, ndërkohë që policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton rastin.

Sipas të dhënave paraprake, mësohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të shpjetësisë së madhe të mjeteve dhe mos ruajtjes së distancës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *