Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Librazhd-Përrenjas në vendin e quajtur kthesa e Qukësit, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.
Mediat bëjnë me dije se janë plagosur tre persosna.

Dy prej tyre janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Librazhdit, ndërsa e plagosura e tretë që është një vajzë është dërguar në spitalin e Elbasanit dhe është në gjendje të rëndë.
Shkak i aksidentit dyshohet se është shpejtësia e lartë dhe lagështira në rrugë.
a.m/dita
