Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, përplasen dy trajlera

Leda Hysa

 

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin rrugor Rrogozhinë-Lushnjë.

Në aksident janë përfshirë dy mjete të tonazhit të rëndë të cilat janë përplasur mes tyre.

Nuk raportohet ende nëse ka të lënduar apo jo nga kjo ngjarje.

Aksidenti ka shkaktuar trafik të rënduar në këtë aks rrugor.

Uniformat blu kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe normalizimin e trafikut.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *