Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Shkodër-Lezhë.
Një mjet tip “Ford” me targa AA 053 MO është përplasur me autobusin e linjës së Kosovës me targa RKS 05 252 DG.
Ne mjetin tip Ford ndodheshin dy gra përkatësisht shtetasja Liljana Kullaj e cila ka marrë fraktura të rënda dhe është dërguar menjëherë në spital ndërsa Drita Odeja pasagjerja në mjet ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas raportimeve paraprake nuk ta të plagosur të tjerë.
Të plagosurit janë dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës.
Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Në vendin e aksidentit është dashur edhe ndërhyrja e zjarrfikësve pasi drejtuesja e automjetit Liljana Kullaj është bllokuar për pak minuta brenda mjetit.
l.h/ dita
