Aksident në autostradë, makina përplas këmbësorin

anazapta

Një aksident me pasojë vdekjen e një 76-vjeçari ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në autostradën Tiranë-Durrës. Perikli Jorgoni, 76 vjeç, është përplasur nga një automjet teksa përpiqej të kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën, në vendin e njohur si mbikalimi i Flakës.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit, Ermal Taruca, i cili udhëtonte në mjetin tip Toyota me targa EIA5521. Paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ndodhur pasi viktima i ka prerë rrugën makinës, teksa përpiqej të kalonte në anën tjetër.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *