Aksident në autostradë, përplasen 3 makina

Leda Hysa

 

Një aksident i trefishtë ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.

Policia njofton se mjeti me targë AA 011 ED, me drejtues shtetasin Xh. Y., mjeti me targë AA 827 RC, me drejtuese shtetasen E. D., dhe mjeti me targë AA 868 DZ, me drejtuese shtetasen R. K. Janë përplasur me njëri-tjetrin.

Si pasojë e përplasjes të 3 mjeteve ka mbetur e dëmtuar lehtë drejtuesja e mjetit me targë AA 868 DZ, shtetasja R. K., e cila është dërguar në spital për ndihmë mjekësore .

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment
  • Ne oren 17.30 sot ne drejtimin tirane -durres, nga qaf kashari deri para se te shkosh te mbikalimi te casa italia kishte 5 aksidente , ku e pranishme ishte policia. Pra 5 aksidente ne 5 km rruge plus dhe disa te tjera qe kishin ndodhur paradite
    Dihet mire qe 90% e njerezve nuk kane idene e qarkullimit rrugor, por me e rrezikshme eshte se te gjithe me cel ne dore
    Pergjegjsi te madhe ka dhe policia qe nuk merr masa drastike per parandalimin e aksidenteve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *