Rradhë të gjata automjetesh janë krijuar në autostradën Durrës-Tiranë, duke e bërë të pamundur lëvizjen e mjeteve.
Mësohet se trafiku është rënduar për shkak të një aksidenti të ndodhur përgjatë autostradës ku një mjet tip “Benz” me targa “TR 8466 S” është përplasur.
Nuk dihet nëse ka të lënduar nga aksidenti. Ndërsa është pothuajse e pamundur të lëvizet në drejtim të Tiranës.
