Dy persona janë plagosur mbrëmjen e sotme, si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur rreth orës 19:50 në autostradën Tiranë-Durrës.
Dy automjetet si pasojë e përplasjes kanë goditur më pas një shtyllë tensioni aty pranë, e cila dhe është rrëzuar duke dëmtuar një tjetër makinë.
Drejtuesit e dy automjeteve të përplasura, J. B. dhe D. H. u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.
Policia rrugore ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.
j.l./ dita
