Aksident me pasojë vdekjen në autostradën Tiranë-Durrës.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së sotme, ndërsa policia e mbërritur në vendngjarje sqaron se nga aksidenti ka humbur jetën një person.
Po sipas të njëjtave burime, nga përplasja e mjetit tip Golf me targa AA 015 CB ka përplasur për vdekje 25-vjecarin Arben Çupi, i cili pasi kishte parkuar motorrin në anë të rrugës, tentoi të kapërcente në anën tjetër të autostradës me këmbë, ndërkoë që 10 metra larg tij ndodhej mbikalimi, sic sqaron policia.
Mësohet se viktimës i është dhënë ndihma e parë nga drejtuesi i mjetit S Kulla, por ai nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra duke ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak.
Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit, ndërkohë që po heton më tej për shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.