Aksident në Berat, makina bie në humnerë, 3 të plagosur

anazapta

Tre persona janë plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Berat sot paradite. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur Novaj, ku si pasojë e daljes nga rruga të një automjeti janë plagosur shoferi Bexhet Bajraktari, 52 vjeç, dhe dy vëllezërit: Deli dhe Muharrem Dervishi, 19 dhe 17 vjeç.

Makina ka rënë nga një lartësi 100 metër ndërsa tre personat e mësipërm po udhëtonin drejt Kulmakut, për pelegrinazh.

Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *