Aksident në Bulqizë, 3 të plagosur, një niset drejt Tiranës

DITA Online

Një aksident me pasojë tre të plagosur ka ndodhur sot në rrugën që lidh Bulqizën me Peshkopinë.

Aksidenti ka ndodhur ne afërsi te pishave në Fushë-Bulqizë. Tre të plagosurit, identiteti i të cilëve nuk bëhet me dije janë dërguar menjëherë në spitalin e Bulqizës.

Njëri prej të plagosurve për shkak të plagëve të rënda është dërguar me autoambulancë në drejtim të Tiranës për një mjekim më të specializuar.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

v.l/ Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *