Aksident në Divjakë, humb jetën babai, plagoset djali

Elena Tase

Një aksident rrugor i ndodhur rreth orës 05:30 të mëngjesit, në vendin e quajtur “Tre urat” në Divjakë i ka marrë jetën një 57-vjeçari ndërkohë që ka mbetur i plagosur djali i tij.

Mësohet se viktima po drejtonte mjetin  tip “Ford” i cili ka dalë nga rruga duke e lënë atë të vdekur në vend ndërkohë që djali i tij Rr.M, ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje ndërkohë që policia njofton se grupi hetimor i cili ka shkuar në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të saj.

e.t./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *