Aksident në Durrës, makina përplas këmbësorin

Ornela

Në qytetin e Durrësit, pranë vendit të quajtur ura e Dajlanit ka ndodhur një aksident rrugor.

Një automjet tip “Opel” me targa AA156NN ka përplasur një këmbësor, të cilit akoma nuk bëhet i ditur identiteti.

Ndërkohë, forcat e rendit kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë shoqëruar drejtuesin e mjetit në polici.

Këmbësori ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Durrësit.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *