Aksident në Durrës, makina përplaset me motorin, 1 i plagosur

Ermir Ermir

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e mbrëmjes në qytetin e Durrësit, ku për pasojë ka mbetur i plagosur 1 person.

Aksidenti është regjistruar në lagjen nr.1 të qytetit teksa një makinë Smart është përplasur me një motor.

Si pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit Smart, i cili u dërgua menjëherë në spital për t’u mjekuar.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit që shkaktoi dhe trafik në këtë rrugë të qytetit bregdetar. / a2

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *