Aksident në Durrës, mjeti me 5 të rinj del nga rruga, transportohen të gjithë me urgjencë në spital

J L

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës.

Një 20-vjeçar, teksa drejtonte mjetin tip ‘Opel’ ka humbur kontrollin e për pasojë janë plagosur të gjithë personat që ishin në mjet.

Bashkë me drejtuesin dhe 4 pasagjerët morën plagë nga aksidenti. Aksidenti ndodhi rreth orës 02: 40 në lagjen 13 në Durrës.

Fatmirësisht, të rinjtë janë jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhen në spital, nën kujdesin mjekësor. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 09.07.2021, rreth orës 02:40, në lagjen nr.13, Durrës, shtetasi E. K., 20 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga e për pasojë janë lënduar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët në mjet shtetasit P. M., 30 vjeç, D. K., 30 vjeç, M. Z., 16 vjeç, dhe M. A., 20 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *