Një aksident i rëndë ndodhi sot në orët e para të mëngjesit në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Shkozetit, ku si pasojë e përplasjes së një makine me trafikndarëse ka gjetur vdekjen një person dhe janë plagosur dy të tjerë.
Mësohet se mjeti drejtohej nga Islam Kovaçi, i cili po kthehej nga një dasmë bashkë me bashkëshorten dhe nënën e tij, rreth orë 04:00 të mëngjesit të ditës së sotme. Çifti ii bashkëshortëve kanë marrë plagë të rënda, ndërsa e moshuara Dallëndyshe Kovaçi ka humbur jetën në vendngjarje.
Të plagosurit janë në spital në gjendje të rëndë, ndërsa policia dyshon se shpejtësia ka qenë shkaku kryesor i aksidentit.
Kam mbi 37 vite qe ngas makine ne europen perendimore . Bej kilometra shume plus,edhe ne autobane . As edhe nje here nuk kam pare aksidente. Ne europe ka jo pak aksidente dhe ketu shifrat jane rrengjethese ,por shumica dermuse e aksidenteve ndodhin kur te rinjte shkojne ne disko ,dhe rreth ores 4 te mengjezit te rinjte lene diskot dhe kthehen neper shtepia dhe vjen tragjedia ,dalje nga rruga ,perplasje ne peme ose me shenjat e rrugeve si rasti ne fjale ,keta i thone nje sekonte gjume ,ku te shkakton vdekjen , ju lutem mos e harroni . Mendimi i im ne kete aksident eshte gjumi . Ngushellime , dhe sherim te tjereve .