Aksident në Fier-Lushnje, një i vdekur

Ornela

Një person humbi jetën gjatë një aksidenti në fshatin Vajkan të Fierit. 

Ngjarja ndodhi ndaj të gdhirë, kur një automjet tip Benz u përplas me një mjet që transportonte shalqi.

Nga përplasja e mjeteve ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i traktorit, Erion Balla, 26 vjeç, banues në Imshtë të Lushnjes si edhe u lëndua pasagjeri në të njëjtin mjet.

40-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin Rajonal Fier.

Janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier drejtuesi i mjetit tip Benz dhe pasagjeri që udhëtonte me të dhe po pyeten për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *