Aksident në Fier,  përfshihen 6 makina

DITA Online

6 mjete janë përshirë në një aksident në bulevardin kryesor të qytetit të Fierit, por pa dëmtime në njerëz.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20.30 të së martës pranë azilit të të moshuarve.

Dy mjete,një Audi dhe një Mercedes, janë përplasur me njëri-tjetrin ndërkohë që njëri prej drejtuesve ka humbur kontrollin duke dëmtuar edhe 4 mjete të parkuara në anë të rrugës.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes..

v.l/Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *