Aksident në Fier/ Plagosen 4 udhëtaret

Edona Llukacaj

Një makinë ka dalë nga rruga në fshatin Varibob, në Fier, pasditen e sotme.

Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në fshatin Varibop të Fierit pasditen e së shtunës. Një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal, e për pasojë ka mbetur e lënduar familja që udhëtonte me të.

Në aksident, janë plagosur gruaja në timon, nëna e saj dhe dy fëmijët.

Të plagosurat janë dërguar në Spitalin e Fierit dhe raportohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

e.ll./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *