Një makinë dhe një motor janë përplasur mbrëmjen e së martës, në aksin rrugor Krujë -Fushë Krujë.
Si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona. Policia bën me dije se rreth orës 21:25 shtetasi A.Ç., duke lëvizur me automjetin e tij është përplasur me një motoçikletë që drejtohej nga shtetasi Sh.P.
Të plagosur janë drejtuesi i motorit dhe pasagjerja e tij, shtetasja A.P., rreth 30 vjeçe, të cilët u transportuan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e aksidentit.
e.ll./dita
