Aksident në Fushë-Krujë, furgoni përplas për vdekje këmbësorin

anazapta

Një aksident me vdekje ka ndodhur pasditen e sotme në Fushë-Krujë. Mësohet se një furgon ka përplasur për vdekje një kalimtar.

Viktima është identifikuar si Edmond Plepi, ndërsa momenti fatal ka qenë pikërisht kur ai po kalonte nga njëra anë  e rrugës në tjetrën.

Sipas informacioneve të para, drejtuesi i mjetit, Kujtim Vranja, e ka transportuar menjëherë në spital të plagosurin, por ai ka ndërruar jetë në rrugë e sipër.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *