Një aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Laç-Lezhë. Një automjet ka përplasur një motoçikletë dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motorit. Aksidenti ka ndodhur pranë Fushë Milotit, ndërsa viktima është identifikuar si shtetasi Besnik Kuka, 22 vjeç.
Mësohet se i plagosur ka mbetur edhe drejtuesi i mjetit, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur. Ai është dërguar me urgjencë në spital dhe sipas informacioneve të para gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.
