Një aksident i rëndë u shënua në orët e pasdites në aksin rrugor Gjirokastër- Kakavijë.
Dy turiste polake humbën jetën kur makina me katër persona doli nga rruga.
Mësohet se në makinën Ford po udhëtonte edhe fëmija e njërës nga viktimat, që ka shpëtuar mrekullisht.
Automjeti që drejtohej nga një person nga Shkodra ka dalë nga rruga pranë fshatit Sofratikë dhe si pasojë është përmbysur krah aksit rrugor.
Si pasojë, dy turiste polake që udhëtonin me këtë automjet kanë gjetur vdekjen e menjëhershme.
