Aksident në Greqi,  15-vjeçari shqiptar i mori makinën të atit

DITA Online

15-vjeçari shqiptar që humbi jetën si pasojë e një aksidenti në Greqi është Enriko Buzani. Aksidenti ndodhi gjatë ditës së sotme në qytetin Kyparissia, ndërsa shqiptari kishte marrë fshehur makinën e babait të tij për të dalë xhiro bashkë me dy shokët të cilët gjithashtu humbën jetën, raportojnë mediat greke.

Në makinë së bashku me shqiptarin ndodheshin dy shokët e tij, Niko Trialona 15 vjeç me origjinë greke dhe Kristo Mertai me origjinë bullgare. Tre adoleshentët ishin lojtarë të klubit të futbollit ‘Kyparissia’, dhe konsideroheshin si talente.

Ata u përplasën me një furgon në aksin kombëtar Pirgo-Methoni, pranë Terpsitheas, jashtë Kiparisias. Greku dhe bullgari vdiqën në vend, ndërsa shqiptari ndërroi jetë pak para mbërritjes në spitalin e Rios. Nga përplasja është plagosur lehtë dhe drejtuesi i furgonit, një 48-vjeçar.

Familja e shqiptarit jetonte prej vitesh në Greqi.

v.l/ Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *