Një aksident i rëndë është regjistruar në Greqi, ku një 40-vjeçar shqiptar ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 02:30, në Trikala.
40-vjeçari shqiptar ka qenë duke drejtuar mjetin me shpejtësi të lartë, kur është përplasur me një shtyllë elektrike.
Përplasja ka qenë fatale për shqiptarin, i cili ka humbur jetën, ndërsa mjeti është shkatërruar plotësisht.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore, ambulanca dhe zjarrfikëset.
Nga përplasja e fuqishme ka mbetur i plagosur rëndë dhe shoku i viktimës, me të cilin udhëtonte në mjet, gjithashtu shqiptar, rreth 40 vjeç.
j.l./ dita

Nje sekonde gjume te mer jeten . Kujdes more te uruar .
ngushellime familjes.