Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në hyrje të Shëngjinit. Si rrjedhojë e aksidentit, janë plagosur rëndë dy të rinj, të cilët po udhëtonin me motor. Njëri ka ndërruar jetë, më pas.
Mësohet se ata janë përplasur nga një makinë në afërsi të lapidarit në Shëngjin.
Sipas raprtimit të BW, dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës, për mjekim, por si pasojë e plagëve të marra njëri prej tyre ndërroi jetë.
Dëshmitarët janë shprehur se ambulanca është vonuar për të shkuar në vendngjarje.
Mësohet se të plagosurit kanë qëndruar rreth 30 minuta të shtrirë në tokë në gjendje të rëndë.
Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për aksidentin.
Identiteti i personave të plagosur dhe shkaqet e ngjarjes nuk janë zbardhur ende.
e.ll./dita
