Aksident në Kamëz, plagosen rëndë dy persona

anazapta

Dy persona janë plagosur mesditën e sotme në Kamëz, pasi janë përplasur nga një automjet. Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në “Bulevardin Blu”, ku një automjet ka përplasur dy këmbësorët, teksa ishin duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën.

Momentalisht nuk dihet ende identiteti i personave të plagosur, të cilët janë dërguar menjëherë në spitalin e Traumës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Sipas mjekëve, njëri prej të plagosurve është në gjendje më të rëndë. Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *