Aksident në Kavajë, makina përplas për vdekje çiklistin

J L

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur pasditen e sotme në Kavajë.

Një çiklist, 52 vjeç është përplasur për vdekje nga një automjet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:40 në rrugën dytësore të Malit të Robit, ku automjeti me drejtues shtetasin B. F ka përplasur çiklistin G. L.

“Si pasojë e përplasjes, shtetasi G. L si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesi i automjetit shtetasi B. F është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore”, sqaron Policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *