Aksident në Kombinat, makina përplaset me shtyllën

Leda Hysa

Një aksident është regjistruar sot në lagjen Kombinat në kryeqytet, ku një makinë është përplasur me shtyllën e energjisë elektrike.

Siç shihet edhe nga foto, nga përplasja e mjetit është dëmtuar edhe shtylla.

Deri më tani nuk dihet gjendja e drejtuesit të mjetit si dhe rrethanat e aksidentit.

Mësohet se në vendin e ngjarjes ndodhet policia, ndërsa OSHEE po merr masa për riparimin e demit. Pas ndërhyrjes së kësaj të fundit është rikthyer edhe energjia në këtë zonë.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *