Aksident në Kombinat, përplasen 4 makina

anazapta

Katër automjete u përfshinë në aksident sot në zonën e Kombinatit në Tiranë. Sipas policisë, shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë dhe një parakalim i gabuar nga njëri prej drejtuesve të automjeteve të përfshira në aksident.

Në aksident mbetën të plagosur katër persona, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

Automjetet e përfshira në aksident janë një “Fiat Punto” me targa TR5101P, një automjet tip “Skoda” me targa AA679AP , një automjet tip “Golf” me targa AA114AZ dhe mjeti me targa TR5443F.

Policia nisi hetimet në vendin e ngjarjes. Për shkak të aksidentit, trafiku në rrugën e Kombinatit është  rënduar për disa orë.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *