Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Korçë- Bilisht.
Sipas informacioneve paraprake, një kamion me targë AA 973 AY dhe një furgon me targë LE 9241 A, janë përplasur dhe për pasojë janë plagosur 4 persona, të cilët janë dërguar në spitalin e Korçës.
