Aksident në Korçë, humb jetën një person

Bora Basholli

Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e aksidentit të ndodhur ditën e sotme në afërsi të fshatit Podgorie në Korçë.

Mësohet se, 51 vjeçari me iniciale G.K, banues në fshatin Sheqeras, teksa drejtonte motorin ka dalën nga rruga duke u përplasur për vdekje.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë

Më datë 19.04.2019, jemi njoftuar se në afërsi të fshatit Podgorie, një shtetas ende i paidentifikuar, duke drejtuar një mjet tip motorr (pa targa), dyshohet se ka humbur kontrollin, duke u rrëzuar në rrugë ku për pasojë ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes

 

b.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *