Aksident në Korçë, makina përplaset me autobusin, 3 të plagosur

Elena Tase

Një aksident ka ndodhur mesditën e së mërkurës në aksin Korçë –Bilisht si pasojë e përplasjes së një autoveture me një autobus duke shkaktuar plagosjen e 3 personave.

Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se në aksident kanë mbetur drejtuesi i makinës dhe 2 pasagjerë.

Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Kuç i Zi. Sakaq, policia në vendngjarje po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

e.t./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *