Aksident në Korçë, në gjendje të rëndë një 23-vjeçar

Ornela

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Lumalas, ku V.D, rreth 23 vjeç, duke drejtuar mjetin me targa EL3533C, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në parcelë.

Si pasojë ka marrë dëmtime drejtuesi i mjetit, i cili u transportua në Spitalin Rajonal të Korçës për ndihmë mjekësore, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *