Aksident në Korçë, pesë të plagosur, një rëndë

Ornela

Një aksident ka ndodhur sot në Korçë, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 5 persona.

Mësohet se në afërsi të fshatit Zvezdë ka dalë nga rruga një automjet tip “Nissan” me targa greke i drejtuar nga shtetasi Q.T, rreth 47 vjeç, banues në Cërrik.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe 4 pasagjerë shtetasit B.T, 49 vjeç; F.T, 46 vjeç, S.T, 19 vjeç banues në Cërrik dhe E.M, 35 vjeç, banues në Gramsh, ndërsa ata u transportuan në Spitalin e Korçës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Sakaq, bëhet e ditur se shtetasi me inicialet B.T, aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërkaq, policia po vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *