Aksident në Korçë, tre të plagosur

Ornela

Një aksident është shënuar në orët e mesditës në aksin rrugor Korçë- Pogradec, në fshatin Çaushli.

Automjeti tip “Voksvagen” me targë KO 5929 B, me drejtues A. F., 31 vjeç ka aksidentuar dy këmbësorë, A.K., 43 vjeçe dhe A. V., rreth 10 vjeç.

Për pasojë është dëmtuar dhe vetë drejtuesi i mjetit, i cili së bashku me dy të plagosurit e tjerë është dërguar në spitalin rajonal të Korçës, ku ndodhen në kujdesin intensiv të mjekëve.

Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *