Aksident në Korçë, vdes 26-vjeçari

anazapta

Një aksident me pasojë një të vdekur ndodhi pasdite në Korçë. Ngjarja ndodhi në aksin Korçë-Kapshticë, ku një automjet me targa ka dalë nga rruga. Sipas policisë, në mjetin me targa greke PIT6379 kanë qenë duke udhëtuar 26-vjeçari Gentian Beshiri dhe daja i tij. 26-vjeçari ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes dhe policia ka kërkuar ndërhyrjen e zjarrfikëses për të nxjerrë trupin e tij nga makina.

Aksidenti i pasdites në Korçë e çon në dy numrin e të vdekurve brenda ditës në aksidente. Një 23-vjeçar humbi jetën në aksin Lezhë-Laç gjatë orëve të para të mëngjesit në rrethana të ngjashme.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *