Aksident në Krujë, humb jetën 25-vjeçarja

J L

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti mbrëmjen e djeshme në Krujë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:10, në afërsi të kryqëzimit në Gramëz.

Sipas policisë, 48-vjeçari me inicialet B.G. banues në Has, duke drejtuar automjetin e tij është përplasur me një mjet ende të paidentifikuar dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital pasagjerja V.G. 25-vjeçe, pasi kishte plagë të rënda në kokë, ndërsa vetë shoferi po mjekohet në spital.

Policia po punon për identifikimin e mjetit tjetër që u përfshi në aksident dhe kapjen e drejtuesit, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *