Ka ndërruar jetë në spital një prej personave të aksidentuar në Krujë. Mësohet se viktima është Altin Vogli. Dy të rinj të tjerë, shoferi I.Gega dhe D. Hifi mbetën të plagosur nga aksidenti që ndodhi në afërsi të Krujës.
Sipas policisë, të lënduarit dhe viktima udhëtonin në një makinë tip fuoristradë dhe u përplasën me bordurën e një karburanti në afërsi të fshatit Kamberas në Fushë-Krujë.
Ata u transportuan në spitalin e Traumës në Tiranë, por fatkeqësisht Vogli, i cili ishte pasagjer në makinë, nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra. Shkak i aksidentit paraprakisht dyshohet shpejtësia tej normave të qarkullimit rrugor si dhe mungesa e sinjalistikës.
v.l/ Dita
