Një aksident ka ndodhur sot pasdite në Kryebushat të Shkodrës, ku si pasojë një person ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit Benz me targa AA 802 JA, Ludovik Malota 62 vjeç, vdiq në spitalin e Shkodrës.
Në aksident, tre automjete u përplasen me njëra-tjetrën.
Në aksident u përfshi edhe myftiu i Malësisë së Madhe, Edmir Smajlaj.
Ai nuk ka pësuar dëme, ndërsa bashkëshortes se tij po i jepet ndihma në spitalin e Shkodrës, jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shoqëruar Edmir Smajlaj dhe drejtuesin e mjetit tjetër A. K në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme.
Informacion paraprak i policisë:
Më datë 24.05.2018 rreth orës 17:45 jemi njoftuar se në aksin rrugor Shkodër- Lezhë në vendin e quajtur krye-Bushat ka ndodhur një aksident.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë ku kanë konstatuar se mjetet tip Benz Me targë AA 802 JA, mjeti tip Peugeot me targë AA 019 FF dhe mjeti tip Opel me targë AA 332 EK janë përplasur, ku për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit tip Benz shtetasi L. M. 62 vjeç, pasi ka mbërritur në Spitalin Rajonal Shkodër
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dy pasagjeret e mjetit Benz shtetaset D. M. 57 vjeçe dhe K. M. 25 vjeçe të cilat ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër nën kujdesin e mjekëve
Ndërsa dy drejtuesit e dy mjeteve të tjera shtetasit A. K. dhe E. S. do shoqërohen në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
o.j/dita
