Një aksident ka ndodhur rreth orës 10:30 në Tiranë, ku katër automjete janë përplasur mes tyre.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur konkretisht te kryqëzimi i fshatit Laknas me rrugën e “Rinasit”.
Bëhet e ditur se nga aksidenti janë dëmtuar dy pasagjerë dhe një drejtues mjeti.
Ata ndodhen aktualisht në spital për ndihmë mjekësore dhe raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndërkohë po kryen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale, për të përcaktuar shkakun dhe rrethanat e përplasjes së mjeteve.
s.a/dita
