Aksident në Kukës, 1 e vdekur e 2 të plagosur rëndë

Dita

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti pasditen e sotme në Kukës. Mësohet se një automjet me targa AA965 HM ka dalë nga rruga si pasojë e lagështirës e për pasojë 3 persona kanë mbetur të plagosur, por një prej tyre nuk ka mundur të mbijetojë e ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital. (foto ilustruese)

Sipas të dhënave ka humbur jetën 59-vjeçarja S. Cena, ndërkohë 2 të plagosurit e tjerë janë në gjendje të rëndë dhe janë transportuar në Qendrën Spitalore të Traumës në Tiranë. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *