Aksident në Levan, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal

Leda Hysa

Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Levan-Tepelenë në vendin e quajtur Varibop, pjesë e Njësisë Administrative Cakran, në qarkun e Fierit.

Kanë qenë burrë e grua në një veturë e cila ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Të plagosur kanë mbetur çifti i bashkëshortëve, Tomor dhe Fatbardha Hila, 70 dhe 63 vjeç, të cilët janë transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Fierit ku ndodhen në kujdesin intensiv të mjekëve.

Mësohet se burrë e grua i janë nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *