Dy automjete janë përplasur pasditen e sotme në Levan të Fierit.
Sipas burimeve të policisë në mjetin tip veturë udhëtonin 3 gra: Enrieta Mahilaj drejtuese mjeti, Mirushe Bullaj dhe Mane Bullaj, të afërme me njëra-tjetrën.
Ato kanë marrë plagë të lehta, dhe janë shoqëruar direkt për në spital.
Policia po punon për shkaqet e aksidentit.
o.j/dita
