Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën e fshatit Pllanë në Lezhë, në afërsi të shkollës.
Automjeti që drejtohej nga një grua, e cila nuk është identifikuar akoma ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në rrugë.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar rëndë drejtuesja e mjetit, e cila më pas është dërguar në spitalin rajonal të Lezhës, ku po merr ndihmën e parë mjekësore.
Ndërkohë që grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
“Rreth orës 07:50, në rrugën e fshatit Pllanë, Lezhë në afërsi të shkollës, mjeti me drejtuese akoma të paidentifikuar ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, ku si pasojë ka marrë dëmtime drejtuesja e mjetit dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.
j.l./ dita
