Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugr Lezhë0Shkodër, nga ku ka ngelur e plagosur një 72-vjeçare.
Sipas informacioneve të policisë, automjeti tip “Ford” me targa AA377KD me drejtues shtetasin N. N., 54 vjeç, banues në Lezhë ka përplasur shtetasen (këmbësore) M. P., rreth 72 vjeçe, banuese në Lezhë.
Shtetësia M. P., u dërgua në Spitalin Rajonal Lezhë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve te aksidentit.
l.h/ dita
