Dy persona kanë vdekur dhe katër të tjerë janë plagosur në një aksident që ndodhi paraditen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd. Aksidenti ka ndodhur në hyrje të Librazhdit, në vendin e quajtur Babje, ku një automjet me targa AA 583 FC është përplasur me një maune me targa maqedonase Bitola 595 DM, i cili drejtohej nga 43-vjeçari Peco Stojanovski. Për pasojë kanë gjetur vdekjen Ilir Veliaj 36 vjeç dhe Trëndafil Bregasi 51 vjeç nga Skrapari, ndërsa janë plagosur 4 persona të tjerë, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende i ditur.
Njëri prej të plagosurve, Xhevahir Kurti, 56 vjeç, është transportuar me helikopter në Spitalin Ushtarak në Tiranë, për shkak të plagëve të rënda, ndërsa tre të tjerët po mjekohen në spitalin rajonal të Elbasanit.
okok nje ngarje shum e rende -e po sipas meje
shkrimi !!
esht nje kronake-