Aksident në Lushnje, 4 të plagosur

Edona Llukacaj

Një aksident automobilistik është shënuar në rrugën nacionale Lushnje-Berat mbrëmjen e së dielës.

Policia ka bere me dije se rreth orës 20:00, në vendin e quajtur “Rotondo e Karbunarës”, Lushnje, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin L.Ç, 42 vjeç është përplasur me automjetin tip “Fiat” me drejtues shtetasin A.K.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar pasagjerët në mjetin tip “Benz” , shtetasit S.Ç, 73 vjeç; M.Ç, 50 vjeç, E.Ç, 13 vjeç dhe L.Ç, 73 vjeç.

Edhe drejtuesi i mjetit “Fiat” ka pasur dëmtime.

Të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Lushnjes, ku kanë marrë ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia po heton rrethanat e ngjarjes.

e.ll./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *