Aksident në Lushnjë, një vdes, dy plagosen

anazapta

Një aksident i rëndë i mori jetën një 27-vjeçari në Lushnje mëngjesin e sotëm. Ngjarja u shënua në afërsi të fshatit Konjat të Lushnjes, ku drejtuesi i mjetit tip Volvo me targa AA337FV ka humbur kontrollin, duke dalë nga rruga e më pas është përplasur me murin anësor.

Për pasojë një person ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë është janë plagosur. Viktima është shtetasi Admir Bebej, 27 vjeç, ndërsa të plagosurit janë Lenci Saro, 30 vjeç, dhe Nerti Lila, 30 vjeç. Nuk dihet se cili prej tyre është drejtuesi i mjetit. Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Lushnjës, ndërsa policia vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *