Aksident në Malin e Tomorit, vdes babai i tre fëmijëve

Leda Hysa

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Malin e Tomorit, pikërisht në zonën e shpatit të malit, ku ndodhen edhe karrierat e gurit dekorativ.

Shoferi i një nga firmave të nxjerrjes së gurit dekorativ ka humbur kontrollin e mjetit dhe është rrëzuar me kamionin që ishte i ngarkuar me pllaka guri. Si pasojë e aksidentit, 36-vjeçari Besnik Kanani ka humbur jetën.

Viktima jetonte në fshatin Fushë-Peshtan të Poliçanit dhe ishte babai i 3 fëmijëve. Ai punonte prej vitesh si shofer kamioni në firmat e nxjerrjes dhe përpunimit të pllakave e gurit dekorativ në Malin e Tomorrit.

Edhe pse prej gati një vitit Ministria e Mjedisit ka revokuar të gjitha licensat dhe ka pezulluar punën e firmave të nxjerrjes së gurit dekorativ në Malin e Tomorit firmat vijojnë sërish punën pa u shqetësuar aspak.

Burimet mes punëtorëve të këtyre firmave konfirmojnë se në Malin e Tomorrit puna nuk është ndërprerë asnjëherë dhe se vazhdon të nxirren pllaka guri duke rrafshuar qafën e malit në fshatrat: Dërvi, Novaj e Nishovë.

l.h/ dita

Share This Article
4 Comments
  • Sikur i kishin ndaluar njerrjen e gureve ne Tomorr.Atje nxjerrja e gureve nuk ka ndaluar asnje dite.Ministria e Mjedisit ka ne krye nje konsumator droge.Mbajme me rroga te majme keta bythqira te pa afte plus dhe te droguar.

  • Mali i shenjte i Tomorrit po vazhdon te shkaterrohet nga qendrimi i papergjegjshem i ministris se mjedisit dhe etja per para e boseve qe grabisin pa kriter pasurine kombetare duke filluar nga kompanit e Ilir Metes e Monika Kryemadhit qe dikur shfrytezonin guroret e Zalldajtit ku u vrane tre puntore dhe sot bejne te njejten gje ne Malin e Tomorrit kete Park Kombetar dhe pasuri Kombetare !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *